Paratë me fajde fusin në sherr bizneset dhe njerëzit | infosot.com Paratë me fajde fusin në sherr bizneset dhe njerëzit - infosot.com
Breaking News

Paratë me fajde fusin në sherr bizneset dhe njerëzit

29.12.2016 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Paratë me fajde fusin në sherr bizneset dhe njerëzit

Fajdet apo paratë e huazuara në mënyrë joligjore nga qytetarët me normë të lartë të interesit, jo rrallë janë bërë shkas i shuarjes së bizneseve dhe nxitjes së konflikteve mes individëve në Kosovë.

Kjo dukuri, vazhdon të jetë e pranishme në vend, pavarësisht se këtu ka një sistem mjaftë të qëndrueshëm bankar. Por, arsyet që i shtyjnë njerëzit të marrin para me fajde tek persona të caktuar, besohet se ndërlidhen me kamatat e larta të bankave dhe me mosplotësimin e kushteve të kërkuara nga bankat për lëshimin e kredive.

Përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit, thonë se kjo dukuri vazhdon të jetë prezente dhe po shkakton probleme të mëdha në shoqëri, por edhe në biznese të ndryshme.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i tha Radion Evropa e Lirë se dukuria e huamarrjes joligjore është prezente në ato shtete ku nuk sundon rendi dhe ligji në nivelin e duhur.

“Është shqetësuese për institucionet e shtetit të Kosovës që nuk mund të bëjnë më shumë që të parandalojnë këtë fenomen negativ. Si pasojë e kësaj dukurie nga viti në vit kemi shuarje të bizneseve konflikte mes njerëzve dhe përfaqësuesve të bizneseve, konflikte mes familjeve dhe vrasje”, tha Shahini.

Nga ana tjetër, autoritetet e rendit, thanë për Radion Evropa e Lirë se policia në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për implementimin e strategjive dhe planeve policore që ndërlidhen me luftimin e dukurive negative, krimin e organizuar si dhe aktiviteteve ilegale, ku bën pjesë edhe ajo e dhënies së parave me fajde apo interes nga qytetarët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se lidhur me rastet e iniciuara si “fajde” të përcaktuara sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, nga janari deri në këtë periudhë të vitit 2016 janë raportuar 16 raste, si dhe janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për përfshirje në raste të tilla.

“Në këtë kontekst ne kemi realizuar edhe një numër të madh të operacioneve policore në shkallë vendi duke përfshirë edhe luftën e pa kompromis kundër veprave penale, që sipas Kodit Penal, cilësohen “fajde” dhe mund të konkludojmë se si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe operacioneve intensive janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar si dhe rastet e tilla në konsultim me prokuroritë përkatëse janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme”, tha Hoxha

Ndërkaq, udhëheqësi i Aleancës Kosovare të Biznesit, Shahini, thotë se drejtues të bizneseve në raste të caktuara në mungesë të aprovimit të një kredie nga bankat marrin fajde për shkak edhe të kushteve të pafavorshme për kreditim në banka.

“Kjo ndodh në vendet ku nuk janë të zhvilluar ekonomikisht edhe në vendet ku bankat e kanë interesin më të lartë dhe e kanë ashpërsimin e kritereve dhe ky [fenomen] është i zhvilluar. Këtu mund ta përmendim edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, por edhe Serbinë si rajone cilat janë të prekura”, tha Shahini.

Veprimet e tilla të marrjes së fajdeve ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë. (REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi e Pacolli takojn Erdoganin, sonte pritet të takojë edhe Presidentin e SHBA’së

Thaçi e Pacolli takojn Erdoganin, sonte pritet të takojë edhe Presidentin e SHBA’së

Ymeri: Pas 22 tetorit, Vetëvendosje do të qeverisë në 10 komuna

Ymeri: Pas 22 tetorit, Vetëvendosje do të qeverisë në 10 komuna

Tërmet në Meksikë

Tërmet në Meksikë

LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodht’

LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodht’

Pijet “vrastare” nga vaji i ullirit tek alkooliket, zbulohet skandali se ku prodhohen (Video)

Pijet “vrastare” nga vaji i ullirit tek alkooliket, zbulohet skandali se ku prodhohen (Video)

Tahiri thotë se ndriçimi i vrasjes së Aulon Zekës është në rrugë të drejtë

Tahiri thotë se ndriçimi i vrasjes së Aulon Zekës është në rrugë të drejtë

Trump: SHBA do ta shkatërrojë Korenë V. nëse i duhet të mbrohet

Trump: SHBA do ta shkatërrojë Korenë V. nëse i duhet të mbrohet

Thaçi takoi Tuskin, sonte në Nju Jork pritet nga presidenti Trump

Thaçi takoi Tuskin, sonte në Nju Jork pritet nga presidenti Trump

Ministri i Drejtësisë: Prokuroria do të gjejë fajtorët për vdekjet në QKUK

Ministri i Drejtësisë: Prokuroria do të gjejë fajtorët për vdekjet në QKUK

Përplasje ndërmjet Vuçiqit dhe Patriarkut Irinej, Kisha: Kosova është pjesë e Serbisë -Qeveria serbe: Mos bëni presion

Përplasje ndërmjet Vuçiqit dhe Patriarkut Irinej, Kisha: Kosova është pjesë e Serbisë -Qeveria serbe: Mos bëni presion

Haziri: Haradinaj ka dinamikë dhe shkakton disiplinë të brendshme

Haziri: Haradinaj ka dinamikë dhe shkakton disiplinë të brendshme

Kryesia e degës së Pejës të AAK-së vizituan Kryeministrin Haradinaj

Kryesia e degës së Pejës të AAK-së vizituan Kryeministrin Haradinaj

Stërvitje e përbashkët ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA

Stërvitje e përbashkët ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Këto vende nuk do të kenë rrymë

Këto vende nuk do të kenë rrymë

Miratohet buxheti i komunës së Drenasit për vitin 2018

Miratohet buxheti i komunës së Drenasit për vitin 2018