‘Paratë e Trustit të shpërndahet proporcionalisht për të gjithë kursimtarët’

19.10.2016 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
‘Paratë e Trustit të shpërndahet proporcionalisht për të gjithë kursimtarët’

Partitë opozitare në vend vlerësojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë që t’i përvetësojë paratë e kontribuuesve pensional, të cilat në Trustin e Kursimeve pensionale kanë mbetur pa pronar.

Këto vlerësime për Periskopin partitë opozitare i kanë dhënë, pasi rreth nëntë milionë euro të deponuara në këtë Trust kanë mbetur pa pronarë dhe me ligjin e ri për Ligji për Fondet Pensionale të Kosovës këto para pritet të barten në Buxhetin e Qeverisë së Kosovës.

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje konsideron se bartja e këtyre parave nën menaxhim të Qeverisë është problematike, duke shtuar se nëse ato mjetet kanë mbetur pa pronarë, nuk duhet të ndëshkohen kursimtarët.

“Qeveria nuk ka të drejtë t’i përvetësojë fondet e kontribuesve pensional edhe nëse nuk ka identifikim të pagesave pas 6 viteve për shkak se këto nuk janë para publike por kontribute nga puna e individëve. Pra, dërgimi i fondeve të paalokuara nga kursimet individuale tek qeveria është problematike, e gjithashtu edhe afati prej 6 vitesh. Mjetet nuk duhet të mos kenë titullar, këto janë kursime pensionale, nëse nuk kanë titullar atëherë nuk duhet ndëshkuar kursimtari e shpërblyer ai që bën gabimin, në këtë rast ATK, respektivisht Qeveria”, ka thënë Sejdiu.

Ai për Periskopin ka thënë se ekzistojnë disa mundësi për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Ka disa propozime se si mund të zgjidhet kjo por assesi të transferohen nga Fondi tek Qeveria. Një prej tyre për shembull është si në vijim: Në rast se për kontributet përkatëse nuk identifikohen paguesit nga ana e Fondit dhe nuk ka as lajmërim nga ana e vet paguesve deri në gjashtë (6) vjet nga viti i pagesës, atëherë Bordit Drejtues të bëjë shpërndarjen proporcionale te të gjithë kontribuuesit aktiv të fondit”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Haki Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se këto para janë grumbulluar pasi kompanitë kanë paguar kontributet për punëtorët e tyre pa i dërguar emrat e individëve për të cilët kryhet ky obligim.

Ai ka potencuar se për të kaluar këto mjete tek Qeveria e Kosovës duhet të kalohet nëpër disa procedura ligjore ose duhet t’i jepen opsione Trustit se si të veprohet me këto jete pasi ato nuk konsiderohet se janë në pronë të tij.

“Shumë kompani, ndërmarrje shoqërore kur kanë paguar pjesën e kontibuteve për Trust nuk i kanë dërguar emrat e individëve për të cilët paguhet ajo pjesë e 5 për qind, që paguan kompania. Në këtë mënyrë për disa vjet janë grumbulluar këto para dhe Trusti. Nuk e di a ka të drejtë dikush t’i marrë ato para pa u krijuar një bazë ligjore. Ndoshta duhet të niset ndonjë procedurë që të ndërrohet ndonjë dispozitë në Ligjin për Trustin Pensional ose si do të ndodh ajo. Por, duhet një procedurë dhe të krijohet kjo bazë ligjore që Qeveria të mund t’i marrë këto para ose t’i për dorë Trusti, duke i shpërndarë proporcionalisht për të gjithë kursimtarët. Mirëpo, ato nuk janë as pronë e Trustit sepse ata i menaxhojnë, por nuk janë pronë e tyre dhe për këtë duhet edhe atyre t’u jepet një rrugë se çfarë të bëjnë me ato para”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndërsa, Shyqyri Bytyqi nga Nisma për Kosovën konsideron gjithashtu se gabimi është te kompanitë të cilat nuk i kanë kryer raportimet tremujore me emrat e të punësuarve, duke bërë që në këtë mënyrë këto para të mbesin pa pronarë.

Ai ka shtuar për Periskopin se Trusti Pensionale dhe ATK-ja i kanë shterur te gjitha mundësitë për identifikimin e pronarëve te këtyre kursimeve pensionale, derisa ka shtuar se këto mjete nuk duhet të barten në buxhetin e Qeverisë.

“Sipas informacioneve qe kemi Trusti Pensionale deklaron qe shumica e këtyre parave janë të paguara nga bizneset që tashmë nuk ekzistojnë, megjithatë ne mendojmë se ekzistojnë mundësi tjera që të identifikohen pronarët e këtyre kursimeve pensionale para se të merren veprime tjera nga ana e Trustit Pensionale. Gjithsesi në raste se pas çdo përpjekjeve nuk do të arrihej identifikim i tërësishëm i pronarëve të këtyre kursimeve do të ishte shumë më e rrugës që ky fond të përdoren ose për çështje zhvillimore ose së paku për çështje sociale. Më e natyrshme do të ishte qe këto para të transferohen në fondin e sigurimeve shëndetësore, se sa te barten ne buxhetin e Kosovës dhe të përdoren si shpenzim i periudhës”, ka thënë ai./ Periskopi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kërkim masiv për nëndetësen e zhdukur argjentinase

Kërkim masiv për nëndetësen e zhdukur argjentinase

Dënohen me burg dhe me gjobë të akuzuarit për fajde dhe keqpërdorim detyre

Dënohen me burg dhe me gjobë të akuzuarit për fajde dhe keqpërdorim detyre

Haradinaj priti në takim Zyrtarin Kryesor Operues të MCC, Jonathan Nash

Haradinaj priti në takim Zyrtarin Kryesor Operues të MCC, Jonathan Nash

NISMA: Do të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna

NISMA: Do të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna

AGK lansoi raportin e dytë për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve

AGK lansoi raportin e dytë për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve

31 shtete pjesëmarrëse në konkursin e fotografisë në Preshevë

31 shtete pjesëmarrëse në konkursin e fotografisë në Preshevë

Pas më shumë se dy javësh, të enjten Kuvendi mban seancën e radhës

Pas më shumë se dy javësh, të enjten Kuvendi mban seancën e radhës

Haradinaj: Po punojmë për edukimin cilësor dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës

Haradinaj: Po punojmë për edukimin cilësor dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës

Shaqir Totaj shpreson se mund ta përmbysë rezultatin në Prizren

Shaqir Totaj shpreson se mund ta përmbysë rezultatin në Prizren

KEDS investoi 320 mijë euro tek Çarshia e Gjakovës

KEDS investoi 320 mijë euro tek Çarshia e Gjakovës

Meta: Pres proces transparent për ngjarjet në Kumanovë

Meta: Pres proces transparent për ngjarjet në Kumanovë

Presidenti Thaçi: Kosova dëshmoi edhe një herë zgjedhje të nivelit më të lartë profesional

Presidenti Thaçi: Kosova dëshmoi edhe një herë zgjedhje të nivelit më të lartë profesional

Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Haradinaj: Nëse e përmirësojmë sundimin e ligjit, mund të marrim më shumë para nga Amerika

Haradinaj: Nëse e përmirësojmë sundimin e ligjit, mund të marrim më shumë para nga Amerika

Kurteshi: Vetëvendosja nuk u rrit mjaftueshëm për të fituar në Gjilan

Kurteshi: Vetëvendosja nuk u rrit mjaftueshëm për të fituar në Gjilan

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Prishtinë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Prishtinë