Paratë e popullit të Kosovës arrijnë për familjet në Hjustonit

E publikuar: 17/10/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë përpjekjeve, duket se presidenti Thaçi ia arriti qëllimit. Paratë të dedikuara për familjen e prekura nga uragani ‘Hervey’ tashmë kanë arritur në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra për informim e presidentit Thaçi ka konfirmuar për Kosovapress se 100 mijë dollarë tashmë janë transferuar dhe do të shkojnë direkt për familjet e prekura nga uragani, i cili kishte lënë të shkatërruara shumë shtëpi në Hjuston.

“Në bazë të kërkesës së presidentit Thaçi dhe miratimit nga Qeveria Haradinaj, është bërë transferimi i fondeve nga ana e institucioneve të Kosovës për familjet, të cilat kanë pësuar nga uragani “Harvey”, ka konfirmuar Presidenca.

Sipas kësaj zyre, presidenti Thaçi qysh në fillim ka potencuar se kjo është një shumë e vogël, por me një simbolikë të madhe, që ka pas për qëllim solidarizimin e popullin amerikan.

“Populli amerikan ka mbështetur popullin tonë në të gjitha periudhat. Kjo është një simbolikë për të shpreh mirënjohje për ndihmën e tyre për popullin e Kosovës”, thonë në Presidencë.

Presidenti Thaçi në fillim të shtatorit i kishte kërkuar kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa, që do të bëjë ndarjen e parave për Hjuston, mirëpo një gjë të tillë kabineti qeveritar , i udhëhequr nga Mustafa nuk e kishte bërë.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryeministër, kabineti Haradinaj kishte marrë vendim për ndarjen e mjeteve.