Parashutisti u përfshi nga vorbulla e ajrit, përfundoi 180 kilometra më larg (Video)

E publikuar: 04/01/2019 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vorbulla e ajrit që e përfshiu papritmas një parashutist me eksperiencë, e dërgoi 180 kilometra më larg se që kishte planifikuar.

Derisa po bëhej gati të nisej nga një maje mali në Manilla, atë e rrëmbeu era e fuqishme që shkaktohet nga përzierja e ajrit të ftohtë me atë të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe terreni i papërshtatshëm, kanë bërë që ai të qëndroi për pesë orë në ajër, derisa gjeti momentin të aterronte.

Në pamjet e shpërndara, dëgjohet duke gruaja tij duke bërtitur, e tmerruar për gjendjen e bashkëshortit, që fal eksperiencës, shpëtoi i pa lënduar. /Telegrafi/