Parashutisti ndaloi përkryer sipër grumbullit të sanës (Video)

E publikuar: 27/03/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nicholas Rayes nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ia doli të ndalonte sipër një grumbulli sane, pasi u lëshua nga mijëra metra lartësi.

Herën e parë, nuk arriti të ndalonte mbi një të tillë, por herën e dytë ia doli me sukses, transmeton Telegrafi.

“Kur lëshohesh nga aeroplani, e ke një botë para vetës dhe ky objekt duket si cak i pamundshëm. Por, ja që ia dola”, ka thënë Rayes.

Llogaritja e koordinatave dhe shkathtësitë e tij, janë pëlqyer shumë nga komuniteti i parashutistëve, që u ndjen ‘xheloz’ ndaj tij.

Përvoja afro shtatëvjeçare në lëshime, i ndihmuan atij te realizonte këtë ndalim me sukses. /Telegrafi/