Parashutisti lëshohet shumë afër sipërfaqes malore, me shpejtësi të ‘qafë-thyerjes’ (Video)

E publikuar: 08/07/2018 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpejtësi e qafë-thyerjes është quajtur lëshimi me parashutë i Jamie Lee, nëpër malet Karpate të Rumanisë.

Pasi  ka kaluar mbi tri orë për tu ngjitur në majën e lartë 2,400 metra, tërë hapësirën e ka kaluar për tre minuta, derisa ka rënë poshtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, lëshimi i 25-vjeçarit nuk ishte aspak i zakonshëm, pasi lëvizte me shpejtësi të madhe, vetëm një metër larg faqemalit.

“Malet janë sureale, të bëjnë të ndihesh i vogël dhe askush. Nuk mund të sfidohen ndryshe, vetëm t’ju kalohet afër pa i prekur”, ka thënë Lee.

Ekspertët e aeronautikës i lëvduan shkathtësitë e tij, por i konsideruan të rrezikshme dhe me pasoja të mëdha, duke këshilluar të mos provohen nga askush tjetër. /Telegrafi/