Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme

E publikuar: 22/05/2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshem atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat nga dita e marte e deri te enjten vende-vende kanë mundësi të shoqerohen me riga te dobeta dhe të izoluara shiu. Vlera minimale e temperatures do të lëvizë ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse , maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s./infosot/