Parashikimi i motit për pesë ditë

E publikuar: 30/10/2016 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojn të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbrrijtur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius. Temperatuart minimale do të shënojn vlera negative diten e martë dhe në shum lokaliteti pritet të formuhet dukuria e brymës.

Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike.

Era do ta ndërroj kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperendimit, shpejtesia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile. Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të biejn të përziera me dëborë.Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte.