Parashikimi i Ricciardos: Starti i Botërorit, me emocione dhe gabime

10.05.2020 02:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Parashikimi i Ricciardos: Starti i Botërorit, me emocione dhe gabime

Daniel Ricciardo beson se gara e parë e Formulës 1, që do të zhvillohet pas krizës së Koronavirusit, do të jetë një kaos i vërtetë. Sipas 30-vjeçarit Australian, koha e gjatë pa gara dhe periudha e tejzgjatur e izolimit do të influencojnë ndjeshëm që sezoni të nisë në mënyrë kaotike, me një garë të vrullshme dhe plot të papritura.

Një skenar deri diku i pritshëm, duke patur parasysh që edicioni I radhës pritet të startojë pa teste dhe pas një shkëputjeje vërtet shumë të gjatë. Siç dihet, provat e fundit janë kryer në muajin shkurt, në Barcelonë, në pistën e Montmelosë, ku mbahet Çmimi i Madh i Katalunjës dhe me një kohë të tillë kaq të gjatë pa u ushtruar dhe pa ngarë njëvendëshet e tyre, pilotët me shumë gjasa do të përballen me gabime dhe shumë incidente gjatë garës.

Piloti me origjinë italiane, që jeton aktualisht në Montecarlo, beson se gara e parë e sezonit për vitin 2020 do të jetë një kombinim interesant i emocioneve, kënaqësisë së pilotimit dhe padurimit për të bërë mirë dhe për të shkëlqyer që në start. Ricciardo nuk ka asnjë dyshim se në momentin që do të ndizen motorët, që të gjithë do të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për të filluar sezonin.

Sipas kalendarit të përcaktuar, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndryshime apo modifikime të tjera të itinerarit, karvani i makinave të Formulës 1 pritet të fillojë garimin në fillimin e gjysmës së dytë të vitit, më saktë në datën 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë, që do të zhvillohet në Spielberg në A1-Ring, në pistën që mban emrin e ish-ekipit të tij të dikurshëm, Red Bull Ring. Nëse do të respektohen afatet e përcaktuara që më herët, një kohë e tillë përkon me plot 4 muaj pa aktivitet për të gjithë. Me një situatë të tillë Daniel Ricciardo pret që shumë pilotë të bëjnë gabime për shkak të adrenalinës që prodhon një garë e këtij sporti. Më së shumti ai parashikon probleme në pozicionim, frenim apo dhe përllogaritjen e faktorëve të ndryshëm, që përcaktojnë distancën e nevojshme për të kryer siç duhet një parakalim të rregullt dhe të suksesshëm nën regjimin e shpejtësive të zakonshme, shumë të larta.

Ricciardo konsiderohet si një ndër pilotët me më shumë eksperiencë në qarkullim. 30-vjeçari nga Perthi krenohet me 7 fitore dhe numëron 3 pole position, 13 herë autor i xhiros më të shpejtë të garës, 29 podiume dhe plot 1040 pikë të grumbulluara në karrierë, megjithëse për hir të së vërtetës suksesin e fundit në këtë kampionat ai e ka regjistruar në vitin 2018, në Cmimin e Madh të Monakosë, por gjithsesi duhet theksuar që asokohe piloti australian garonte me ekipin austriak Red Bull Racing.

Ai shpjegoi se kohën e izolimit gjatë pandemisë së Koronavirusit e ka kaluar në vendlindje, në fermën që ka në Perth, në pjesën jugperëndimore të Australisë. Ricciardo pret që me të filluar kampionati të mos ketë më probleme dhe gjërat të rrjedhin normalisht, pasi kalendari parashikon zhvillimin e disa garave radhazi në Kontinentin e Vjetër, pra nuk do të jetë e nevojshme për të përshkuar distanca të gjata, duke humbur kohë nëpër fluturime. Daniel Ricciardo, siç dihet ka kaluar në radhët e skuadrës Renault, megjithatë ky mund të jetë edicioni i fundit për të me ekipin francez, pasi në fund të këtij sezoni atij i përfundon kontrata.

Në fund të intervistës së tij, Daniel Ricciardo shtoi se nuk i ka humbur shpresat për t’u kurorëzuar me titullin kampion, në botërorin e pilotëve, sidomos tani që bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore në strukturë dhe modifikim të rregullores, deri në atë pikë sa për të ulur shpenzimet apo përcaktuar një limit për buxhetin e skuadrave, gjë që në mënyrë të kuptueshme do të shtonte ndjeshëm konkurrencën në këtë sport./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton (Foto)

Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton (Foto)

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Rodgers: Kur kisha  infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Rodgers: Kur kisha infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

Kush është Arbër Bytyqi, futbollisti shqiptar?

Kush është Arbër Bytyqi, futbollisti shqiptar?

Efektet e lëngut të patates

Efektet e lëngut të patates

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Mbappe lëvdon Reds dhe trajnerin Klopp

Mbappe lëvdon Reds dhe trajnerin Klopp

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet