Parashikimi i motit në Kosovë për ditët në vazhdim

E publikuar: 21/03/2015 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e parë e pranverës do të shoqërohet me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2C deri -4C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 12C deri 14C celsius. Do të fryj erë nga  jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

“Të dielen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me pak intervale kohore me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do ti mbajnë vlerat e ditës së shtune kurse  maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 10C deri 12C. Do të fryj erë nga juglindja  e leht deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.