Parashikimi i motit

E publikuar: 16/07/2020 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti sot do të jetë pjesërisht me diell, ditën edhe me vranësira. Në orët e pasdites rreth viseve malore priten riga lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

E ditën e premte, turbullira nga Atlantiku verior, që po i afrohet rajonit, sjell shtim të vranësirave, ndërsa orëve të pasdites me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Në fundjavë sistemi frontal i turbullirës së Atlantikut, do të depërtojë mbi vendin tonë, ku do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Temperaturat pritet të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, e kohëpaskohe priten mundësi për reshje shiu.