Parashikim: Real Madrid – Roma

E publikuar: 19/09/2018 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi do të përballet me Romën në Santiago Bernabeu, sfidë e cila hapë grupin e tyre me që është xhiro e parë e Ligës së Kampionëve.

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: E mërkurë, ora 21:00

Foto: Getty Images

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid

Nuk do të ketë befasi nga Real Madridi në formacion.

Isco dhe Casemiro bënë dallimin nga banka ndaj Bilbaos të shtunën mbrëma, por vetëm ky i fundit pritet që të startojë.

Roma

Javier Pastore është jashtë për shkak të një lëndimi muskulor.

Daniele De Rossi ishte i përgatitur fizikisht që të luajë nga stoli ndaj Chievos.

Lorenzo Pellegrini dhe Bryan Cristante do të luftojnë për një vend në mesfushën e Romës të mërkurën.

A e dini se…

Janë shënuar së paku tri gola në 10 ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku 3 gola në 4 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka fituar tri ndeshjet e fundit të Romës në të gjitha garat.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 3 ndeshjet kundër Romës në të gjitha garat.

Roma ka shënuar së paku 2 gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analiza

Real Madridi dhe Roma janë ndalur në fundjavë duke barazuar. Roma ishte në epërsi ndaj Chievos.

Julen Lopetegui ka një start të pamposhtshëm si menaxher i Realit dhe pritet që të fitojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionve.

Roma ka vuajtur këtë sezon pasi lëshoi një avantazh prej 2-0 ndaj Chievos.

Roma ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në Serie A dhe nuk është aspak në formë.

Parashikimi: Real Madrid 4-1 Roma