Parashikim: Real Madrid – Bayern Munich

E publikuar: 01/05/2018 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi për pak sa nuk e ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, por ky “për pak” di të jetë ndonjëherë shumë i madh…

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: E martë, 1 maj, 20:45

Të dy trajnerë të mëdhenj, por në fund do të fitojë skuadra më e mirë (Foto: Getty Images)

Lajmet rreth ekipeve

Real Madridi

Dani Carvajal është lënë jashtë sfidës për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen e parë, teksa Isco është në dyshim të madh.

Nacho është rikthyer në stërvitje gjatë javës dhe nuk ka luajtur që një muaj. Ai nuk do të jetë në 100 për qind të formës.

Me mungesë të alternativave në krahun e djathtë, Lucas Vazquez mund të zë vendin sërish në eip ashtu si në fund të ndeshjes së parë.

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë pushuar në fundjavë, teksa Raphael Varane nuk u rrezikua.

Karim Benema dhe Gareth Bale ishin vetëm në stol në ndeshjen e parë, por mund të kthehen në lojë në ndeshjen kthyese.

Bayern Munich

Jerome Boateng dhe arjen Robben mungojnë për shkak të lëndimeve nga ndeshja e parë.

Niklas Sule pritet që të luajë në vend të Boatengut, përderisa Alcantara do të shpresojë të përfitojë nga mungesa e Robbenit.

Kingsley Coman, Manuel Neuer dhe Arturo Vidal mbeten jashtë sfidës.

David Alaba udhëtoi me skuadrën pasi mungoi në ndeshjen e parë dhe ai mund të startojë në krahun e majtë të martën.

Jupp Heynckes vuri ekipin rezervist në fundjavë dhe do të vë në lojë lojtarët më të mirë të tij të martën mbrëma.

Top lojtarët

Ndeshjet kokë më kokë

Fakte

Janë shënuar së paku tri gola në 14 nga 15 ndeshjet e fundit të Bayernit.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Real Madridit.

Real Madridi ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionve.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit mes Bayernit dhe Realit në të gjitha garat.

Foto: Twitter.com/FcBayern

Analiza

Real Madridi është favorit për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, por një epërsi prej 2-1 nga ndeshja e parë nuk do të thotë se Los Blancos janë të sigurt dhe Juventusi është dëshmia për këtë.

Bayerni është në disavantazh, por jo i eleminuar dhe ka shumë për të treguar në ndeshjen kthyese, sidomos pas asaj që ndodhi vitin e kaluar, ku bavarezët u zotuan për hakmarrje.

Edhe pse Reali ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Bayernit në të gjitha garat, gjermanët janë më të fortë atëherë kur më së paku pritet andaj nuk do të duhet të befasohemi nëse Bayerni arrin kualifikimin.

Parashikim: Real Madrid 1-2 Bayern Munich (Bayerni kualifikohet pas penaltive)