Paraqitje prej ‘jashtëtokësori’ nga Leo Messi, e tregojnë statistikat (Video)

E publikuar: 25/11/2015 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi u rikthye furishëm nga lëndimi, teksa ishte ndeshja e parë që e nisë nga fillimi dhe paraqitja e dytë

Leo Messi ‘fluturoi’ në Camp Nou duke shkëlqyer ndaj Romës, që shënoi dy gola në fitoren prej 6:1 të skuadrës së tij.

Messi regjistroi statistika të jashtëzakonshme, bëri një asist, gjashtë gjuajtje në gol, një pasim kyq, pati 83 prekje të topit, 81% saktësia e pasimeve, një duel në ajër i fituar, bëri dy driblime dhe dhuroi gjashtë topa të gjatë, të gjitha këto tregojnë se Lionel Messi ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer që të mahnitë botën e futbollit përsëri. /Express/