Paralizohet Parisi, sindikatat nuk i dorëzohen Macronit, protestat e punëtorëve vazhdojnë

E publikuar: 11/12/2019 08:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët francez të transportit kanë vazhduar protestat e tyre kundër planit të qeverisë për të ndryshuar sistemin e pensioneve.

Stacionet e autobusëve në të gjithë Parisin u bllokuan nga protestuesit, që ndodhen në ditën e gjashtë të grevave.

indikatat franceze bënë thirrje që punëtorët publikë të merrnin pjesë në një nga protestat më të mëdha në dekada, me qëllim që të kalohej numri i 800 mijë protestueseve.

Udhëtuesit u përballen me ndërprerje të gjerë të transportit, shkollat kanë qëndruar të mbyllura në Paris, linjat ajrore kanë ndërprerë fluturimet dhe prodhimi i energjisë ka rënë.

Sindikatat nuk tregojnë shenja të dorëzimit, në një betejë që do të përcaktojë presidencën e Emmanuel Macron, që ka premtuar të thjeshtësojë një sistem prej më shumë se 40 plane të pensioneve që ofrojnë një nga përfitimet më bujare në të gjithë botën.

Po ashtu, sindikatat i kanë bërë thirrje punëtorëve të hekurudhave, doktorëve, mësuesve dhe punëtorëve të tjerë publik, që të kundërshtojnë Macron përpara se qeveria e tij të prezantojë këto masa gjatë javës.