Paralajmëron Kerry: Rusia do ta shkatërrojë krejtësisht Alepon, nëse s’arrihet marrëveshje me Putinin

E publikuar: 01/11/2016 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alepo, qyteti i dytë më i madh në Siri, është në rrezik që të shkatërrohet tërësisht nga bombardimet e Rusisë, nëse nuk arrihet një armëpushim i ri me Vladimir Putinin, ka thënë mbrëmë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Por, Kerry ka thënë se beson se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet, si dhe tregoi se propozimet mes Moskës dhe SHBA-së nuk po gjejnë vend, transmeton Express.

Duke folur në Londër dje në mbrëmje, ai ka se procesi diplomatik është delikat dhe shumë i rrezikshëm, dhe se suksesi apo dështimi i tij do të jetë si shkak i prioriteteve të vërteta të Moskës.

“Do ta shohim nëse Rusia ka dëshirë më të madhe për ta bombarduar Alepo tërësisht, duke pretenduar se po bombardon terroristët, në vend se ta pranojë realitetin se ekziston një opozitë atje e cila është e gatshme të jetojë nga armëpushimi,” ka thënë Kerry.