Paralajmërohet rrezik për incidente gjatë fushatës zgjedhore

E publikuar: 26/05/2017 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë kanë alarmuar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan sot Koha Ditore.
Duke iu referuar disa incidenteve të fundit dhe presioneve të raportuara nëpër media, zyrtarë të OSBE-së kanë bërë thirrje që të shmangen kërcënimet.

Megjithëse, nuk kanë drejtuar gishtin te asnjëra parti, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe misioni i OSBE-së, ditë më parë përmes një komunikate të përbashkët kërkuan ndaljen e presioneve politike. SHBA-ja nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë ankesë në adresë të tyre për presione e kërcënime në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.