Paralajmërimi i kryetarit të Bujanocit për presidentin Thaçi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rë

E publikuar: 07/08/2018 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi.

Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë – Bujanoci me Medvegjën – dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.

Kamberi paralajmëron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.

Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpeshtuar kontaktet me Prishtinën. /V+/.