Paraburgim për familjarët e Enver Sekiraqës

E publikuar: 14/06/2018 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj si të dyshuar për rastin e plagosjes të martën.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të pandehurve Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin vec e vec duke filluar prej datës 12 qershor e deri me 12 korrik 2018.

Lajmin për KALLXO e ka bërë të ditur mbrojtësi i Naser Sekiraqës, avokati Florent Latifaj.

Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi janë vëllai dhe respektivisht nipi i Enver Sekiraqës, të akuzuarit për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.