Paraburgim për dy persona të përfshirë në vrasjen e policit

E publikuar: 27/03/2015 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokurorja Fikrije Fejzullahu ka kërkuar paraburgim për të arrestuarit që dyshohen të jenë vrasësit e policit Shemsi Gashi.

Seanca ka përfunduar me caktimin e masës së sigurisë kundër katër të dyshuarve për vrasjen e policit hetimor, raporton Kallxo.com.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësja Alltëne Murseli, pritet të marrë vendimin pro kërkesës së prokurores ose kundër, e më pas këtë vendim pritet tua dorëzojë avokatëve mbrojtës të të dyshuarve.