Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitjen e bankës në Shtime

07.09.2019 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitjen e bankës në Shtime

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve K.H dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit, të pandehurit dyshohen se më 2 shtator 2019, në filialin e bankës Raiffeisen në Shtime, me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, paraprakisht kanë përgatitur planin për kryerjen e kësaj vepre duke i ndarë rolet dhe duke vepruar si anëtar të grupit.

Grabitja e bankës në Shtime, banorët të tmerruar nga ajo që panë e dëgjuan
Grabitja e bankës në Shtime, banorët të tmerruar nga ajo që panë e dëgjuan
Siç thuhet tutje, ata, të pajisur me armë gjysmë automatike, të maskuar së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, kanë hyrë në Raiffeisen Bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punëtorët t’u dorëzojnë paratë, me ç’rast kanë marrë rreth 2.540 euro dhe 290 franga, ndërsa në dalje të bankës disa herë kanë gjuajtur me armë dhe kanë ikur në drejtim të fshatit Jezerc, ku kanë djegur veturën kombi me qëllim të zhdukjes së provave.

“Andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 të KPPRK-së dhe të njëjtëveu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Reciprociteti: Sot 11 maune me mallra serbe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë

Reciprociteti: Sot 11 maune me mallra serbe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë

Presidenti njofton se do të mbajë konferencë për media në ora 16:00

Presidenti njofton se do të mbajë konferencë për media në ora 16:00

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

Haradinaj: Ka mundësi reale që nesër të votohet Qeveria

Haradinaj: Ka mundësi reale që nesër të votohet Qeveria

Edhe pse pa paralajmërim! Qeveria iu ka kërkuar bizneseve  nga 22 euro për dezinfektim në Vërmicë

Edhe pse pa paralajmërim! Qeveria iu ka kërkuar bizneseve nga 22 euro për dezinfektim në Vërmicë

AKR-ja: Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti, por jemi në opozitë

AKR-ja: Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti, por jemi në opozitë

Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi