Para takimit me Presidentin Thaçi, në cilësinë e Kryeministrit i shkruan letër Kryetari i LVV’së, Albin Kurti

E publikuar: 01/04/2020 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për konsulta me liderët e partive politike, për të gjetur zgjidhje në situatën e krijuar momentale.

Zyra për media e Qeverisë Kurti, ka lëshuar një komunikatë kur i ka bërë të ditur Presidentit Thaçi, se çka pret të diskutohet në këtë takim, dhe cilat janë temat që ai dëshiron t’i diskutojë.

Kurti, i ka kërkuar Presidentit që e vetmja temë e diskutimit duhet të jetë ajo për të parë se kur është momenti më i përshtatshëm për të shpërbër kuvendin dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Poashtu, Kurti i ka bërë të ditur Thaçit se, duhet referuar precedentëve të më parshëm, si dhe situatën e krijuar në 2017, kur mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së atëhershme të drejtuar nga Isa Mustafa, kaloi me sukses, ku më pas vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri kërkoi nga Presidenti që t’i referohet nenit 82 pika 2, të Kushtëtutës.

Ndërsa për temat e tjera, Kryeministri Kurti, ka thënë se me Presidentit dëshiron t’i bisedojë njëher tjetër.

Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga zyra e informimit e Qeverisë.