Para se të nisej për Bruksel, Vuçiqi kishte komentuar Thaçin – VV-ja do arrestimin e presidentit si të kthehet në Kosovë

E publikuar: 08/11/2018 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, i kishte qëndruar përkrah Sllobodan Millosheviqit, dhe kishte shtypur zërat kritik të qeverisë së atëhershme sa ishte Ministër i Informimit.

Por në një promotor të paqes është shndërruar tani, kur është pyetur për komentet e homologut të tij, Hashim Thaçit.

“Nuk ndihem komod, as që parapëlqej të flas me Thaçin, megjithatë është më mirë të flasim 100 vjet, sesa të luftojmë një ditë të vetme. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme, gjithçka tjetër nuk vlen të krahasohet”, ka thënë Vuçiq.

Komentet, Vuçiqi i ka bërë në Helsinki, prej nga është nisur për në Bruksel për takimin e radhës me Thaçin, takime të cilat, në mënyrë të sinkronizuar, të dy presidentët, po i paraqesin si shumë të vështira.

E, pasi opozita dështoi ta ndalë Presidentin Hashim Thaçi të shkojë në Bruksel, Lëvizja Vetëvendosje e ka një ide për kthimin e tij në Prishtinë.

Sipas Konjufcës, Thaçi, me marrëveshje, dëshiron ta japë veriun e vendit, në këmbim të njohjes nga Serbia.

Lidhur me takimin e radhës pati deklarata e kërcënime nga zyrtarë në Beograd, pasi Qeveria kosovare vendosi taksën në import për produktet serbe dhe produktet nga Bosnjë e Herzegovina.

Megjithatë, Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, konfirmoi takimin dhe pret konfirmimin e gatishmërisë së presidentëve në intensifikimin e punës drejt arritjes së marrëveshjes.