Paqartësi në qëndrimin zyrtar për dialogun

E publikuar: 20/12/2018 08:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mekanizmat shtetërorë janë vënë në shërbim të përgatitjes së terrenit për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Por ka munguar qartësia se cili do të jetë versioni zyrtar i shtetit – ai i presidentit Thaçi që nuk e përjashton ndryshimin e kufijve, apo i Qeverisë dhe delegacionit shtetëror që ka paralajmëruar të angazhohet për ruajtjen e kufijve, mbi bazën e të cilëve Kosova e shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008. Edhe dokumenti gjithëpërfshirës i Qeverisë është në kundërthënie me qëndrimet e presidentit.

Në takimin e parë, Delegacioni shtetëror ka marrë vendim që deri më 15 janar t’ia procedojnë Qeverisë draft-ligjin për dialogun me Serbinë. Pesë anëtarët e tij janë mandatuar të punojnë në Platformën, e cila përfshin parimet në dialog, që kryesori është njohja e ndërsjellë.

Shpend Ahmeti, që është bashkëkryesues ka folur për raportin mes delegacionit dhe institucioneve të tjera, përfshirë presidentin. Detyrë parësore e tyre ka thënë të jetë procedimi i draft-ligjit…