Papin: Neymar, Mbappe e Cavani nuk janë heronj, ata janë egoistë

E publikuar: 20/09/2018 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-fituesi Topit të Artë, Jean-Pierre Papin ka hedhur kritika në drejtim të treshes sulmuese të Paris Saint-Germain, Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

Papin ka thënë se treshja e PSG-së, Neymar, Mbappe dhe Cavani duhet t’i lënë mënjanë ambiciet e tyre personale nëse klubi do të fitojë Ligën e Kampionëve.

Tre yjet janë grupi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por ndikimi i tyre në takimin e së martës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ishte i papërfillshëm.

Kjo pasi gjiganti parisien pësoi një humbje 3-2 duke nisur aventurën e këtij sezoni me humbje.

Ndërsa, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ankohej se rezultati nuk ishte i drejtë, Papin dëshiron të shohë lojtarët e sulmit që të ndihmojnë shokët e tyre më shumë.

Papin duke pranuar çmimin ‘Topi i Artë’ në vitin 1991 si lojtar i Olympique Marseille 

“Te PSG, ata nuk janë heronj, ata janë egoistë. Në ndonjë moment, pavarësisht nga statusi juaj, duhet t’i shërbeni ekipit”, ka thënë fillimisht Papin për Le Parisien.

“Ka një ndryshim midis yjeve që shohim jashtë dhe atyre që kemi në Francë. Në Francë, ne kemi përshtypjen se ata janë të pamundur për të menaxhuar”.

Papin nuk është i kënaqur me treshen Neymar-Mbappe-Cavani

“Pse Liverpooli mund t’i kontrollojë lojtarët e tyre dhe ne këtu jo? Kur Neymari luante me Barcelonën, ai mbronte herë pas here…”.

“Kualiteti nuk ju mungon. Ai është në ADN-në e tyre. Por, qëllimi i PSG-së është ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe lojtarët duhet të luajnë për këtë”, përfundoi ish-fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/