Papastërti e ftohtë në karantinë, ja si ishte mbrëmë në Qendren e Studentëve

E publikuar: 06/05/2020 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Karantina në Qendren e Studentëve ditëve të fundit ka qenë temë debati, pas një rasti tragjik që ndodhi aty, dy ditë më parë, ku humbi jetën i riu 26 vjecar nga Gjilani.

Por, ankesat nga kjo karantinë po vazhdojnë nga më të ndryshmet. Një qytetar, që dje ka ardhut nga Suedia, së bashku me 150 tjerë, i ka treguar Scanner se nga 150 udhëtarët që mbrëmë kanë mbërri vetëm 21 nga ta janë karantuar.

Ai ka treguar se nuk kanë pas asnjë ndihmë mjekësore dhe se kushtet e pasërtisë janë jashtë cdo niveli.

I karantuari, që gjendet në konviktin numër.6, i ka thënë Scanner se ata vetë janë detyruar mbrëmë t’i pastrojnë dhomat, sepse nuk kanë mund të flejnë nga papastërtia.

Po ashtu, ai ka treguar se gjatë natës së mbrëmshme kanë pasur ftohtë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë mbretëru gjatë natës. /Scanner/