Papa Françesku i pret në Vatikan familjarët e viktimave të sulmit në Nice (Foto)

E publikuar: 24/09/2016 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Papa Françesku i ka pritur sot në një takim në Vatikan të afërmit e viktimave të sulmit me kamionë në Nice, Francë, ku i ka inkurajuar që t’i rezistojnë, siç tha ai, joshjes së madhe për t’iu kundërpërgjigjur urrejtjes dhe urrejtje dhe dhunës me dhunë.

Në mesin e atyre qe u priten në Vatikan nga Papa ishin edhe të krishterë, myslimanë dhe hebre.

“Gëzohem kur shoh se, në mesin tuaj, marrëdhëniet ndër-fetare janë shumë të forta, dhe kjo s’ka si tjetër përveç të kontribuojë në lehtësimin e plagëve të këtyre ngjarjeve dramatike,” ka thënë Papa.

Ai, po ashtu u ka ofruar ngushëllimet e veta pjesëmarrësve në këtë ngjarje.