Papa Françesku pagëzon tre shqiptarë në vigjilje të Pashkëve

E publikuar: 04/04/2015 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e festimit të Pashkëve, Papa Françesku do të pagëzojë 10 persona.
Në një liturgji për nder të festës së Pashkëve, Papa do të pagëzojë 10 anëtarë të rinj, grup ky që përbëhet nga pesë femra, katër meshkuj dhe një vajzë të re.

Katër nga ta, siç raporton Koha.net, janë nga Italia, tre nga Shqipëria dhe tre të tjerët janë nga Kamboxhia, Kenia dhe Portugalia. Ata janë të moshave nga 13 në 66 vjeç.