Papa: Duhet dialog pas rritjes së tensioneve në mes SHBA-së dhe Iranit

E publikuar: 05/01/2020 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Papa Françesku bëri sot thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje. Këto komente të Ati të Shenjtë vijnë vetëm dy ditë pas vrasjes së një gjenerali iranian nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur sot në Vatikan, Papa nuk përmendi Iranin, por foli për rritjen e tensioneve, që sipas tij, po prek shumë vende të botës.

“I bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe të largojnë hijen e armiqësisë”, tha Papa.

“Vetëm lufta sjell vdekje dhe shkatërrim”, shtoi ai.

Më 3 janar, përmes një sulmi ajror, Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e forcave elite iraniane, Quds, Qasem Soleimani. Irani është zotuar se do të hakmerret për këtë vrasje.