PAOK 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Willian dhe Pedro Rodriguez

E publikuar: 21/09/2018 06:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka nisur mbarë edicionin e ri në Ligën e Evropës.

Skuadra angleze ka marrë një fitore të vlefshme në udhëtim tek PAOK-u në Greqi me rezultat 0-1.

Golin e vetëm për londinezët në këtë sfidë e shënoi braziliani Willian në minutën e gjashtë.

Ishte pikërisht braziliani Willian që morri notën më të lartë në këtë sfidë (8,8).

Me paraqitje të mirë te Chelsea u dalluan edhe Pedro Rodriguez (8,3), Ros Barkley (7,8) si dhe mbrojtësit, Rudiger, Christensen e Alonso.

Tek vendasit nota më e lartë shkoi për portierin Paschalakis që bëri disa pritje fantastike. /Telegrafi/