Panucci këshillon Ancelottin: Mos e largo Hysajn

E publikuar: 23/05/2018 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti pritet që brenda këtij muaji të prezantohet te skuadra e Napolit.

Trajneri italian do të rikthehet në Serie A pas largimit në vitin 2009, kohë kur drejtonte skuadrën e Milanit.

Raul Albiol dhe Elseid Hysaj (Getty Images)

Një tjetër italian, i cili drejton kombëtaren shqiptare, Christian Panucci ka folur për Sky Sports, duke e këshilluar strategun se duhet të llogaritë në shërbimet Elseid Hysajt.

” Them vetëm Hysajn, sepse e stërvit me Shqipërinë. Carlo e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Nëse Napoli synon të bëjë hapin e madh në drejtim të kualiteti, duhet të mbajë më të mirët dhe duhet të blejë lojtarë që janë gati. Në Evropë duhen lojtarë të gatshëm dhe jo produkt, me të cilin mund të punosh”, tha Panucci.

Është raportuar se italiani do të merr pagë prej 6.5 milionë eurove për sezon dhe do të qëndrojë për dy vjet me mundësi të vazhdimit edhe për një sosh.

Ndryshe, Hysaj po kërkohet prej shumë klubeve evropiane të tilla si Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/