Pandemia nuk ndal punën e Qendrës së Trajnimeve të KEK-ut

E publikuar: 23/04/2021 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KEK Korporata Energjetike e Kosovës

Qendra e Trajnimit në Korporatën Energjetike të Kosovës nuk e ka ndalur punën, përkundër masave të shpeshta të ndërmarra, për shkak të situatës së vështirë nga COVID-19.

Aktualisht në këtë qendër në respektim të plotë të masave, janë duke u realizuar trajnimet për vinç urë.

“Kandidatët që vijnë në trajnim, kanë hapësirë për zbatuar hapësirën mes njërit dhe tjetrit, dhe sigurisht duke i bartur maskat dhe pajisjet tjera, të cilat në këtë rast kërkohen prej kandidatëve. Duke parë nevojën e trajnimit të punëtorëve, të cilët operojnë më vinç urë, ne me kompaninë amerikane Hevicert, kemi certifikuar stafin për pjesët teorike që i kemi tre trajner këtu në qendrën e trajnimit, si dhe kemi bërë dy trajner të pjesës praktike që kemi nga prodhimi në Kosova Mont, fabrikën e pajimeve, e kryejnë pjesën praktike ku kryesisht kanë respektimin e masave të sigurisë, kanë pjesën e komunikimit d.m.th. si komunikohet në mënyrë standarde gjatë pjesës së operimit edhe në fund e kanë një test, ku kandidati nëse e kalon testin atëherë pajiset me një certifikatë, e cila i vërteton atij që është në gjendje të komunikoj, operoj me vinç urë”, ka bërë të ditur Safet Imeri, Drejtor i qendrës së trajnimit në KEK.

Ai ka bërë të ditur se kjo qendër ka të gjitha kapacitetet për të dhënë certifikata të njohura ndërkombëtarisht si për punëtorët e KEK-ut, ashtu edhe për klientë të jashtëm, duke ju mundësuar trajnime në operim të makinave të rënda, saldim dhe operim me vinç urë.

“Ne si qendër e trajnimit i kemi prioritet punëtorët e KEK-ut që t’i ngrisim njohuritë dhe shkathtësitë e tyre, mirëpo me ofrimin e trajnimeve, kemi parë që kohën e fundit jemi qendër që jemi atraktive edhe për komunitetin. Kështu që kohën e fundit kemi shumë kërkesa prej komunitetit, kështu që i ftojmë të gjithë të rijnë, të cilët kanë dëshirë dhe kanë nevojë për pajisje të njohurive dhe shkathtësive, të vijnë në qendrën tonë, të pajisen me njohuri e shkathtësi, sidomos në lëmi teknike si; operim të makinave të rënda, saldim, operim me vinç urë edhe në lëmine e teknologjisë elektrike dhe mekanike”, deklaroi Imeri.

Nga ana tjetër, stafi që po trajnohet në këtë qendër, janë shprehur të kënaqur me trajnimin që po e marrin, duke iu bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të shfrytëzojnë mundësitë që i ofron qendra e trajnimit.

“Duke e falënderuar profesorin e nderuar dhe stafin këtu, unë mendoj se do të na kryejnë shumë punë aty ku jemi, duke e rritur sigurinë për vete dhe për tjerët që jemi aty, por edhe njohuritë e reja ne që i mësojmë aty për shkak se nuk është e tepërt që po e mësojmë ne tash. I kisha ftuar të gjithë ata që kanë të bëjnë me këso punësh siç i bëjmë ne që patjetër me operuar me vinç, që të jenë pjesë e këtij shkollimi ose këtyre aftësive që mund ti marrin këtu, për shkak se do t’iu hyjnë në punë shumë”, ka thënë Bekim Osmani.

“Stafi menaxhues i termocentralit, e ka pa të arsyeshme që ne të aftësohemi me punën me vinç urë, për shkak të mungesës së punëtorëve që ka shkaktuar pandemia, që disa janë të sëmurë, disa duhet të shkojnë në pushime të domosdoshme edhe është zvogëluar numri i punëtorëve, ata e kanë parë të arsyeshme që të aftësohen disa prej punëtorëve për të punuar me vinç urë”, ka deklaruar Qamil Maxhuni.

Qendra e Trajnimit ka nisur punën në maj të vitit 2005 pas investimeve vetanake të bëra nga KEK-u dhe Agjencioni Evropian për Rindërtim.

Themelimi i Qendrës së Trajnimit lindi si nevojë për aftësimin e punëtorëve të KEK-ut për një kualifikim plotësues nga pikëpamja praktike orientuese dhe inovative me qëllim që të kontribuojë në kualifikimin e personelit të kompanisë.

Kohëve të fundit kjo qendër është bërë adresë për shumë kompani vendëse, të cilat po i dërgojnë punëtorët e tyre që të marrin trajtime adekuate në drejtimet që i ofron qendra.

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

https://fb.watch/52yDwmGC3s/

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS