Panasonic zgjeron linjën e televizorëve me një model OLED 4K

E publikuar: 19/09/2017 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa na ndan vetëm një ditë nga evenimenti prestigjioz Evropian i elektronikës IFA 2017 në Berlin, kompanitë e shquara të elektronikës kanë filluar të shfaqin potencialin e tyre të këtij viti.

I radhës është prezantimi i Panasonic, një televizor OLED 4K i quajtur EZ1000 ekrani i të cilit është 77 inç.

Ky televizor sjell me vehte një konkurrencë të egër për rivalët e LG të cilët dominojnë tregun e televizorëve OLED.

Përveç rezolucioni 4K Ultra HD, televizori sjell HDR për kontrast më të lartë dhe ngjyra më të pasura. Këtu përfshihet edhe HDR10+ dhe performanca e saj dinamike për formatin HDR të Dolby, Dolby Vision.

Për të lënë shenjë me produktin e ri, Panasonic siguron cilësinë e televizorit me certifikimin THX 4K. Shumë televizorë 4K nuk e kanë dhe në mënyrë që ky test të kalohet duhet të arrihen nivele të larta në një numër kriteresh teknike.

Panasonic EZ1000 vjen me një altoparlant 70 vatësh Dynamic Blade ndërtuar nga Technics, marka audio e Panasonic. Çmimi dhe disponueshmëria e tij pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /PCWorld Albanian