Panairi i pajisjeve elektronike të konsumit

11.01.2019 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Panairi i pajisjeve elektronike të konsumit

Në këtë panair, duket se çdo aktivitet është i ndërthurur me teknologjinë. Gerard Thevelnot është me kompaninë Helite.

“Në panair po tregojmë produktin e ri që është mburojë për ngarësit e biçikletave.”

Më shumë se 180 mijë njerëz kanë pushtuar qytetin këtë javë në panairin vjetor të teknologjisë. Ata vijnë të shohin arritjet e fundit nga gjigandët e teknologjisë, por edhe nga kompanitë e reja. Kompania ‘Helite’ nga Franca, prodhon jastekë ajri me sensorë si mburojë nga aktivitetet e rrezikshme.

“Matës shpejtësie, xhiroskopë dhe mikropocesorë që analizojnë lëvizjet e çiklistit. Nëse bie, sensorët diktojnë rënien dhe dërgojnë mesazh për hapjen e jastekëve të ajrit në gjoks, qafë dhe shpinë”, spjegon Gerard Thevenot.

Testimi i teknologjisë në panair është argëtues. Por pjesë e emocioneve në panairin e këtij viti janë edhe ndryshimet që do të vijnë me rrjetet e reja dhe të shpejta mobile 5G. Karen Chupka është Zëvendës Presidente Ekzekutive e panairit shkruan VOA.

“Panairi është një platformë globale për të gjitha produktet teknologjike. Rrjeti 5G do të mundësojë komunikim shumë më të shpejtë në çdo fushë, që nga shëndetësia, makinat pa shoferë apo inteligjenca artificiale.”

Ndërkohë, robotët tregojnë se mund të bëjnë disa aktivitete njerëzore. Ndërsa sensorët e përfshirë në objektet e përditshme premtojnë për një jetë më të mirë. I tillë është një jastek me sensorë, ngrohëse dhe i lidhur me telefonin inteligjent. Coline Juin është me kompaninë ‘Moona’.

“Përdor sensorë dhe një aplikacion. 30 minuta para zgjimit do të ngrohet ngadalë që të ndihmojë në zgjimin e individit.”

Realiteti i përpunuar ofron një vështrim mbi botën dhe vetvetën nën një dritë të re. Francesca Vergel është me kompaninë ‘YouCam Makeup’.

“Mund të provojë 30 nuanca të ndryshme ngjyrash në 30 sekonda në aplikacion.”

Ndërsa ylli panairit është teknologjia, fantazia njerëzore po ashtu zë një vend kryesor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


ICT Awards për herë të parë në Vlorë, takime edhe në Tiranë, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë

ICT Awards për herë të parë në Vlorë, takime edhe në Tiranë, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë

Videot janë formati me angazhimin më të lartë në Facebook

Videot janë formati me angazhimin më të lartë në Facebook

Ja sesi të përdorni funksionin e ri të replikave në Messenger

Ja sesi të përdorni funksionin e ri të replikave në Messenger

Ja sesi Huawei P30 do të ngjajë

Ja sesi Huawei P30 do të ngjajë

Studentët shfrytëzuan dy trotinete për të transportuar një divan (Video)

Studentët shfrytëzuan dy trotinete për të transportuar një divan (Video)

Pinterest nis përgatitjet për tu bërë një kompani publike

Pinterest nis përgatitjet për tu bërë një kompani publike

Trump nuk i pëlqen mënyra sesi rrjetet social po sillen

Trump nuk i pëlqen mënyra sesi rrjetet social po sillen

Objektet e fshehura duhet gjetur për 45 sekonda, sfidë edhe për ata që kanë shikim të mprehtë (Foto)

Objektet e fshehura duhet gjetur për 45 sekonda, sfidë edhe për ata që kanë shikim të mprehtë (Foto)

Telefonia celulare vijon tkurrjen, rritet interneti fiks

Telefonia celulare vijon tkurrjen, rritet interneti fiks

Microsoft ka ndërtuar një pajisje që ruan informacionin në ADN

Microsoft ka ndërtuar një pajisje që ruan informacionin në ADN

Një grua befason të gjithë, e godet dhe e lë pavetëdije një burrë – në mes të turmës (Video)

Një grua befason të gjithë, e godet dhe e lë pavetëdije një burrë – në mes të turmës (Video)

Ja sesi reklamuesit bëjnë miliona dollarë duke përdorur fuqinë e telefonit tuaj Android

Ja sesi reklamuesit bëjnë miliona dollarë duke përdorur fuqinë e telefonit tuaj Android

Tashmë në Messenger mund të replikoni mesazhet individuale

Tashmë në Messenger mund të replikoni mesazhet individuale

Google Photos kishte një problem sigurie që ekspozonte vendndodhjen

Google Photos kishte një problem sigurie që ekspozonte vendndodhjen

Intel lançon në verë gjeneratën e 9-të të procesorëve

Intel lançon në verë gjeneratën e 9-të të procesorëve

Historiku i betejës mes Google dhe Bashkimit Evropian

Historiku i betejës mes Google dhe Bashkimit Evropian