PAN i bindur, institucionet formohen javën e ardhshme

E publikuar: 19/08/2017 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit konsultativ ndërmjet kryesuesit të Kuvendit, Adem Mikullovci dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, është vendosur që seanca konstituive të mbahet më 24 gusht.

Përderisa partitë politike nuk e kanë mohuar pjesëmarrjen e tyre në Kuvend. Dy prej tyre siç janë koalicioni LAA dhe LV-ja kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar, në rast se ai është Kadri Veseli.

Mirëpo, koalicioni PAN po shprehet tejet i sigurt në votimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Pastaj ata menjëherë do të propozojnë edhe për mandatimin e Ramush Haradinaj për kryeministër.

E, siç mëson Indeksonline koalicioni PAN do të merr pjesë në seancën e 24 gushtit. Këta të fundit po shprehen të bindur se institucionet do të formohen së shpejti. Madje, kriza institucionale sipas tyre do të kalojë më 24 gusht.

“Besojmë që shumë shpejt do të formohen institucionet dhe do të zhbllokohet situata aktuale. Jemi shumë të bindur që z.Veseli ka arritur t’i sigurojë votat”, ka thënë ky burim për ‘Indeksonline’.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet lokale në vend do të mbahet me 22 tetor. Partite politike kanë kohë deri me 22 gusht që të dorëzojnë në KQZ listën me kandidatë për kryetarë të komunave.