Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, ariu i vogël mezi arrin ta ndjek të ëmën në kodrën e mbuluar me borë (Video)

E publikuar: 06/11/2018 02:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ari i vogël për pak sa nuk e pagoi me jetë derisa po tentonte të ngjitej kodrës së mbuluar me borë, në të cilën po ngjitej edhe e ëma e tij.

Videoja është shpërndarë nga Channel 5 dhe Storm Huntley, dhe deri më tani ka marrë miliona klikime në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

E ëma fal përvojës dhe forcës më të madhe arrin të ngjitet në majën e kodrës së rrëshqitshme nga bora, derisa i vogli i saj rrëshqet disa herë e madje i rrezikohet jeta.

Por, dashuria e madhe për prindin e bën të voglin që të tentojë disa herë të ngjitet në maje të kodrës në Magadan të Rusisë, dhe kështu në një moment ia arrin qëllimit. /Telegrafi/