Pamjet nga përballja finale ku Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Dyseldorf

E publikuar: 23/02/2019 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Majlinda Kelmendi ishte favorite e madhe në finale, pasi përballë kishte xhudisten 17-vjeçare nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Për mongolezen ishte herë të parë në karrierë që arriti në finale të ndonjë Grand Slami.

Kelmendi fitoi vetëm pas 90 sekondave luftë ndaj Lkhagvasureni, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje, pasi Majlinda e kishte iniciativën në luftë.

Majlinda e fitoi ndeshjen pas tri shidove, gjegjësisht tri vërejtjeve ndaj kundërshtares dhe u diskualifikua.

Gjyqtarët në këtë lloj të taktikave kanë qenë shumë të vëmendshëm në Dyseldorf dhe kjo i mundësoi Majlindës të fitojë dy luftëra me diskualifikim të kundërshtareve.

Majlinda fitoi medaljen e artë të dytë brenda një kohë të shkurtër, ndërsa ka fituar 1000 pikë  për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Medalja e parë u fitua muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Në Grand Slamin e Dyseldorfit, ekipi i Kosovës u paraqit vetëm me Majlindën. /Telegrafi/