Pamjet interesante e procesit prej kur flutura është larvë derisa u kthehet në insekt me krahë (Video)

E publikuar: 04/10/2018 02:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ken Rohling nga Nju Jorku i Shteteve të Bashkuara, e ka dokumentuar procesin e gjatë, prej kur flutura ishte larvë, derisa është kthyer në insekt me krahë shumëngjyrësh.

Para se të niste fluturimin, flutura nisi t’i zgjaste pjesët trupore dhe të merr kontrollin mbi këmbë, transmeton Telegrafi.

Varësisht nga koha se kur janë lëshuar vezët, zgjatë edhe metamorfoza e krijimit të tyre. Po që se vezët janë lëshuar gjatë verës, ato kthehen në flutura për një javë, por nëse u lëshohen në fund të sezonit, atëherë qëndrojnë ashtu deri në pranverë.

“Nëse e shikoni lëvozhgën mbështjellëse, duket se prej larvës në flutur është një proces shumë i shpejtë. Vetëm nëse përqendroheni në ngjyrën e sfondit dhe plasaritjet e ndryshme, mund të shihni ndryshimin e strukturës së brendshme” ka thënë Rohling.

Sipas tij, sytë, antenat, krahët dhe secili përbërës i trupit, vërehet edhe nëpërmjet lëvozhgës, vetëm se duhet kujdes i shtuar dhe shikim më i ngadaltë. /Telegrafi/