Pamje tmerri në Irak e Iran: Tërmeti shkatërroi çka i doli përpara

E publikuar: 14/11/2017 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 450 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7,3 ballë të Righterit që goditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut.

“Epiqendra e tërmetit ishte në një rajon malor të Irakut, rreth 200 kilometra në verilindje të Bagdadit dhe 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit iranian”, sipas qendrës amerikane “US Geological Survey”.

Sipas medias lokale numri i të vdekurve ka arritur 450, ndërsa më shumë se 7100 persona janë plagosur.
Një numër i madh familjesh po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë banesave të tyre, pasi rreth 140 lëkundje të tjera prekën zonën disa orë pas tërmetit.

https://youtu.be/NOKpfGDLK5E