Pamje të rralla: Dy aeroplanë ishin aq afër njëri-tjetrit, njeriu që i fotografoi rrëfen ngjarjen (Foto)

E publikuar: 18/09/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti drithërues kur dy aeroplanë të pasagjerëve duket se po afroheshin shumë afër me njëri-tjetrin, derisa po përgatiteshin për të aterruar.

Dy aeroplanët, që po transportonin qindra udhëtarë, duket se kalojnë aq afër pranë njëri tjetrit, sa që në moment ata u gjenden pothuajse në krye të njëri-tjetrit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, imazhi i mrekullueshëm i fotografive u kap nga Chris Hine, 70 vjeç, ndërsa ai ishte i ulur në kopshtin e tij në Byfleet, Surrey.

Inxhinieri i pensionuar tha: “Unë shpesh ulem dhe shikoj aeroplanët ndërsa tentojnë të aterrojnë Heathrow”.

“Por këta dy aeroplanë e kapën vëmendjen time pasi fluturonin shumë më afër se zakonisht”.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për Virgin Airbus, i cili mund të bartë deri në 311 pasagjerë, ndërsa Dreamliner deri në 214. Të dy aeroplanët thuhet se përdoren më së shumti në linjat transatlantike. /Telegrafi/