Pamje të kapura në disa vende të ndryshme të botës: Imazhe mahnitëse të ylberit, të cilat me siguri do t’ju pëlqejnë (Foto)

E publikuar: 23/02/2018 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një udhëtim i MailOnline kohët e fundit dëshmoi një ylber nga ajri duke u nisur nga aeroporti Ushuaia në majë të Argjentinës, me rrezet me ngjyrë që u ngritën nga peizazhi malor prapa.

Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, një fotograf tjetër ka qenë me fat të sheh një ylber në qiell gjatë një fluturimi ose duke përdorur një drone.

Një fotograf kapi Ujëvarën Victoria në Afrikën e Jugut me një hark të ngjyrosur në re.

Një tjetër fotograf me sytë e shqiponjës mori një panoramë që të lë pa frymë me një brez ngjyrash që ra mbi rruzullin malor të Sella Passit midis krahinave të Trentino dhe Tirolit Jugor në Itali.

Dhe juve çfarë u mbetet, është të shijoni këto pamje të mrekullueshme, të cilat me siguri do tu pëlqejnë. /Telegrafi/