Pamje shokuese/ Manifestimet në SHBA, një burrë i kërcënon protestuesit me sharrë elektrike

E publikuar: 06/06/2020 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamje shokuese kanë dalë në dritë, të cilat tregojnë sesi një burrë i bërtet protestuesve të “Black Lives Matter” që të shkojnë në shtëpi, dhe i kanos me sharrë elektrike.

Filmimet, të cilat u shpërndanë në rrjetin social Twitter, tregojnë personin teksa u vërsulet tubuesve përpara një dyqani në McAllen, Teksas. 44-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, u arrestua më vonë nga Departamenti i Policisë McAllen, raporton NBC News. Videoja, që deri tani është klikuar gati një milion herë – tregon burrin e veshur me një këmishë të kuqe dhe xhinse, teksa del nga një kamion dhe u afrohet protestuesve me sharrën elektrike të ndezur.

Ai përsërit sharje raciste, ndërsa thotë se protestuesit janë të lidhur me Antifan-, grupin antifashist të deklaruar së fundi terrorist nga Trumpi. Sakaq anëtare të armatosura femra të Partisë, New Black Panther u panë duke marshuar përkrah demonstruesve paqësorë gjatë një proteste në Xhorxhia të SHBA-së. Videoja që po qarkullon në internet i tregon ushtaret afro-amerikane të veshura me të zeza, duke marshuar të kapura për krahu teksa krijuan një linjë mbrojtëse për protestuesit e “Black Lives Matter” gjatë një marshimi në Atlanta.

Ato në trup mbanin jelekë antiplumb dhe në sup, kishin armë. Më herët këtë javë, persona të armatosur u panë dhe në një protestë në Decatur po në Xhorxhia. Atje, në 3 qershor, ata gjithashtu marshuan me protestuesit dhe iu drejtuan turmës, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të mbrojtur të drejtat e demonstruesve.