Pamje rrëqethëse: Momenti kur peshëngritësi thyen boshtin kurrizor derisa tenton të ngrit peshat (Foto/Video. +18)

E publikuar: 17/01/2017 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një peshëngritës ka thyer boshtin kurrizor derisa po ngrinte pesha në palestër.

Një adhurues i flaktë i peshëngritjes, mbeti i shtangur në vend derisa po tentonte të ngrinte peshat nga toka, transmeton Telegrafi.

Në momentin që e thyen kurrizin burri muskuloz bërtet nga dhimbjet e mëdha, dhe pas tre sekondave humb vetëdijen dhe rrëzohet në tokë.

Në rrjetin social Imgur janë postuar disa fotografi shokuese, në të cilat shihet se si ky burrë ka thyer boshtin kurrizor.

Por edhe përkundër faktit që ka pësuar lëndime të rënda trupore, besohet se ky burrë ka shpëtuar.