Pamje që tregojnë se si hajni hante akullore, para se të grabiste shtëpinë (Video)

E publikuar: 22/01/2019 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kamerat e sigurisë kanë filmuar hajdutin i cili përpara se të hynte në banesën që do të vidhte konsumonte akullore, ndërsa sillej vërdallë rreth shtëpisë për të gjetur mënyrën si të hynte brenda.

Pamjet tregojnë djalin i cili ulet tek shkalla e hyrjes, fillimisht ha akulloren dhe më pas hyn në aksion.

Policia tha se autori kishte vjedhur në banesë objekte me vlerë 700 paund, përcjell oranews.tv.

Katër ditë më vonë policia mori një tjetër denoncim për një hajdut i cili kishte lënë dhe dy kuti bosh akulloresh në oborrin e banesës të cilën kishte vjedhur

Paul Hayman, 36 vjeç u shpall fajtor nga gjykata e Luton në Angli për 4 vjedhje dhe dy tentativa vjedhjeje në qytet.