Pamje që shihen shumë rrallë, 80-vjeçarja në mes trafikut të ngarkuar me skuter (Video)

E publikuar: 23/03/2018 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar disa pamje tepër interesante të cilat thuhet se janë marrë në një nga rrugët e SHBA-ve, gjegjësisht në një rrugë të Memphis, Tennessee.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet një e moshuar, që supozohet të jetë rreth 80-vjeçe duke vozitur një skuter, në një rrugë jo pak të ngarkuar.

Madje, siç thuhet më tej, gruaja nuk ka pranuar as që të ndihmohet.

Gjithsesi bëhet e ditur se policia e kanë ndaluar gruan, duke e dërguar në spital për të verifikuar nëse gjithçka është në rregull me të. /Telegrafi/