Pamje prekëse/ Pronari u vetëvra, qeni besnik e pret për katër ditë mbi urë

E publikuar: 09/06/2020 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qen besnik në Kinë, ka pritur për katër ditë në një urë pronarin e tij, i cili kishte kryer vetëvrasje pikërisht në atë vend. Imazhet prekëse tregojnë kafshën besnike të ulur në trotuarin e Urës Yangtze në Wuhan.

Një banor i identifikuar me mbiemrin Xu teksa ka parë këtë tablo, ka regjistruar të gjithë momentin dhe e ka publikuar në rrjete sociale. Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Du Fan, drejtor i Shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve në Wuhan.

Ai tha: “Ne u kërkojmë autoriteteve të zbulojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Të sekuestrojnë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe të zbardhin ngjarjen”. Pamjet raportohet se kanë përlotur miliona njerëz në të gjithë botën. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni./tch/