Pamje nga takimi i përbashkët i Thaçit me Vuciqin (Video)

E publikuar: 03/06/2017 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Slloveni ka nisur Samiti i Brdo Brionit me liderët e rajonit.Ky takim i ka ulur në një tavolinë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Në të po marrin pjesë edhe numri një i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vuçiq, si dhe  nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.

Samiti vjetor i Brdo-Brionit  organizohet me nismë të Kroacisë e  Sllovenisë që nga viti 2013 me qëllim rritjen e bashkëpunimit  dhe besimit në rajon dhe përshpejtimin e rrugës  drejt BE-së të vendeve që nuk janë pjesë e bllokut, njofton Klan Kosova.

Më poshtë ndiqni pamjet nga ky takim: