Palmer: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, prioritet i SHBA-së

E publikuar: 01/11/2019 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është duke mbajtur një fjalim në bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në një takim me studentë kosovarë.

“Më vjen mirë jam në Prishtinë. Ky është vend i rritjes dhe ndërtimeve të reja.
Shoh frytet e përpjekjeve tuaja. SHBA kanë mbështetur aspiratat tuaj si mik dhe si partner”.

“Zgjidhja për stabilitet në Ballkan është edhe përfshirja e Kosovës. Integrimi i plotë i Kosovës mbetet përkushtimi ynë. Emërimi i Grenell nënvizon se SHBA-ja është e pranishme dhe të gatshme për të ndihmuar”, ka thënë Palmer, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk mund të mbetet jashtë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan. Zgjidhja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë mbetet prioritet strategjik i SHBA-së”.

Palmer ka thënë se inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës për forcim të agjendës së dialogut me Serbinë.

“Çdo hap i kaluar pas normalizimit do të jetë më i lehtë. Hapet mundësi për vende pune. Qeveria e re kur të formohet do të duhet t’i gjallërojë negociatat e dialogut. Nuk shohim integrim të vendit tuaj pa pajtim me Serbinë”.

“E meritoni NATO-n, BE-në, OKB-në, e meritoni që të mos qëndroni pas SHBA-së por krah për krah nesh. Një e ardhme e tillë është përmes dialogut sepse Status-quo nuk mjafton. Themeli i dialogut ka qenë që Kosova ka negociuar si e barabartë përballë palës tjetër”.