Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

E publikuar: 02/11/2019 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, pas vizitave të djeshme me disa nga udhëheqësit e partive në Prishtinë, sot ka takuar kryetarin e Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Sllobodan Petroviq.

Një fotografi nga ky takim e ka shpërndarë vetë Petroviq në profilin e tij në Facebook duke mos dhënë detaje të takimit, njofton Klan Kosova.

Ai në zgjedhjet e 6 tetorit i ka hyrë garës bashkë me Nenad Rashiq në koalicionin “Sloboda”.