Palmer përmend sanksione për blerjen e armëve, Daçiq e “kërcënon” me tërheqjen e njohjeve të Kosovës

E publikuar: 05/11/2019 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq është duke vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës.

Pavarësisht se shtetet e QUINT-it, i kanë kërkuar Serbisë që ta ndalë “luftën” e saj propagandistuese ndaj Kosovës, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq nuk po i zbaton këto thirrje.

Gjatë ditës së sotme Daçiq, ka deklaruar se deri në fund të këtij viti katër apo pesë shtete mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kjo deklaratë e Daçiqit vjen si kundërpërgjigje e të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në lidhje me rrezikun e sanksioneve që po vendosen ndaj Serbisë për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse.

Daçiq ka thënë për mediet serbe se Palmer nuk ka pasur arsye që të përmend sanksionet.

“Ne nuk jemi budallenj që të mos e dimë se çfarë lejohet e çfarë jo”, theksoi Daçiq.